Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Raportohet se Qefalia është thirrur për t’u marrë në pyetje për dosjen e 21 Janarit, si person që dijeni për çështjen që po heton Prokuroria e Posaçme.
Kujtojmë se Xhemal Qefalia është një prej organizatorëve të protestës, ku humbën jetën 4 qytetarë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, pasi u qëlluan nga punonjësit e Fardës së Republikës.