Të tjera zhvillime janë zbardhur në lidhje me aksioni ne nisur nga SPAK dhe BKH ditën e sotme, në zonë e Kodrës së Diellit në Tiranë. Mësohet se pas masës “Arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj është pezulluar nga detyra edhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës Erjon Ismaili.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur një vit më parë dhe prokuror i çështjes është Bledar Maksuti. Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave. Ende SPAK nuk ka dhënë detaje as konfirmim zyrtar mbi këtë operacion në zhvillim, ndërsa pritet që në vijim të ketë një deklaratë publike për mediat.