Policia ka vënë në pranga ish-drejtoreshën e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu.

Më herët Shehun ishte vënë nën hetim për përndjekje të punonjësve dhe shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet të fortë shefin e financës, Shaban Uklala.

Mësohet se drejtoresha i ka shkuar në zyrë Uklalës dhe gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar demtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin.

Shehu është njëkohësisht Kryetare e Këshillit Bashkiak të Dibrës, teksa ajo akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.