Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku një 4-vjeçar ka humbur jetën në spital.
Nga ana tjetër bëhet me dije se motra e tij ndodhet në gjendje kritike.
Per shkak të gjëndjes së rëndë, mjekët e kanë dërguar në repartin e reanimacionit të miturin ku pas pak kohe ka ndërruar jetë. Mësohet se fëmijët janë nga fshati Mjede, në Vaun e Dejës. Më vonë, me të njëjtat simptoma edhe e motra e tij është nisur për në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Dyshohet se shkak i tragjedisë ka qenë helmimi në gjak dhe deri më tani nuk dyshohet të ketë simptoma të miningjitit.
Autoritetet janë ende duke hetuar rrethanat e sakta të ngjarjes, e cila ka tronditur opinionin publik.