Gruaja që u aksidentua pasditen e sotme në Tiranë nga një automjet ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në bulevardin Zhan D’Ark, ku shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar.

E aksidentuara është dërguar për ndihmë mjekësore në spital ku ka ndërruar jetë dhe nuk u ka mijetuar plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.