Është arrestuar nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit e dashura e Safet Bajrit, pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.

Mësohet se shtetasja me inicale E.A, pronare e një butiku rrobash në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj, Safet Bajri, i cili u arrestua më 17 shkurt 2025.

Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e “arrestit me burg”, për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorit të krimit. Mësohet se e dashura e Bajrti  aktualisht ndodhet në burgun e grave, në Pojskë të Pogradecit.