Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin e Greqisë, Athinën, teksa një person është ekzekutuar me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën “Agio Pandeleimona”, teksa sipas korrespondentit të Top Channel Artur Bibe, viktima është shtetas shqiptar. Kjo u vërtetua pasi në trup i është gjetur një pasaportë shqiptare.
Burimet thanë se bëhet fjalë për prishje pazaresh droge, por ende nuk ka detaje.



