Eurodeputeti Fredi Beleri pritet të kthehet në Tiranë, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, sipas Top News.

Eurodeputeti Fredi Beleri pritet të kthehet në Tiranë, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Top News raporton se Beleri do të jetë pjesë e delegacionit të BE, që do të vizitojë vendin tonë më 26-29 tetor, në lidhje me stabilizim-asocimin. Beleri ka konfirmuar se ai do të zëvendësojë kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kujtojmë se Beleri u zgjodh eurodeputet pasi kandidoi me partinë e kryeministrit grek dhe fitoi, teksa ndodhej ende në burg. Ai u dënuar për shit-blerje votash, në zgjedhjet e fundit lokale, ku ai fitoi dhe mandatin si kryebashkiak i Himarës.

Megjithatë, ai nuk mundi ta gëzojë këtë detyrë, pasi nuk u lejua nga gjykata të betohej. Dënimi i tij krijoi dhe ngërç mes Greqisë dhe Shqipërisë, me shtetin helen që kërcënoi se do bëhej pengesë për rrugëtimi ne vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.