Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar për 15 ditë nga seancat parlamentare.
Vendimi ka ardhur pas kërkesës të bërë nga Partia Socialiste, pas tensioneve dhe debateve të forta, në seancën e fundit. PS kishte kërkuar përjashtimin për 30 ditë, por duket se Komisioni i Etikës e ka plotësuar vetëm pjesërisht këtë kërkesë.
Bardhi u përfshi në një debat të fortë me kryeparlamentarin Niko Peleshi, gjatë seancës së të enjtes dhe sipas socialistëve, gjatë replikave deputeti ka ofenduar Peleshin. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Bardhi përjashtohet nga seancat plenare, për shkak të debateve në Kuvend.