Është gjetur e vdekur 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte zhdukur prej 25 marsit në Itali.

Mediat vendase bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 22-vjeçares u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje. Ilaria Sula u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

Fillimisht u raportua se studentja u largua pas ndarjes me të dashurin, me origjinë filipinase. Gjithashtu bëhet e ditur se i dashuri i saj është identifikuar dhe arrestuar nga policia italiane. Prindërit dhe shoqet, të cilët nuk mundën të kontaktonin me 22-vjeçare, denoncuan rastin menjëherë në polici. Gjithashtu autoritet italiane dyshojnë se e reja është vrarë.