Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është shënuar në hetimet për vrasjen e çiftit në Lezhë, ku policia ka bërë të mundur gjetjen e automjetit të dytë të dyshuar të përdorur nga autorët.
Sipas njoftimit zyrtar, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore pranë një kanali, u zbulua një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e skemës së krimit. Hetuesit besojnë se ky mjet është përdorur nga bashkëpunëtorët që kishin rolin e vëzhgimit të lëvizjeve të viktimave.
Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dokumente që u përkasin personave të shpallur në kërkim, duke forcuar dyshimet për përfshirjen e tij në ngjarje. Automjeti është sekuestruar si provë materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave të mëtejshme kriminalistike.
Ndërkohë, policia vijon kontrollet intensive në terren për lokalizimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale.
Lezhë / Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren.
Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.
Gjatë këqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.
Me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.
Ndërkohë, në mënyrë intensive dhe të pandërprerë, vijon kontrolli i zonave për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
