Një çantë e braktisur, e gjetur në rrugë përballë ambasadës Iraniane në Tiranë, ka alarmuar autoritetet.
Policia ka rrethuar zonën dhe pritet ndërhyrja e njësisë anti-eksploziv në Tiranë, për të vlerësuar situatën.
Nuk dihet nëse çanta ka eksploziv, por policia po zbaton të gjitha procedurat e nevojshme.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.
Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme.
Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur./Gazeta SHQIP