Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme pranë zonës së Ibës në Elbasan, nga polumbarët e RENEA-s.

Trupi u gjet gjatë kërkimeve për Eglant Koçin, 34 vjeçarit të zhdukur në fillim të qershorit, i cili dyshohet se u vra nga miku i tij, Armand Shakaj. Paraprakisht dyshohet se trupi është i të riut, i cili është i zhfdukur prej disa ditësh, megjithatë pritet konfirmim. Për këtë ngjarje në kërkim është shpallur 41-vjeçari Armand Shakaj, ndërsa u vu në pranga kamarieri i lokalit të tij, Enea Zyferi.