Pas dy ditësh kërkimesh, ekipi i kërkim-shpëtimit ka gjetur trupin e pajetë të Erkin Likës në rrjedhën e lumit Mat.
38-vjeçari i apasionuar pas hiking, alpinizmit dhe shpellave ra nga Ura e Vashës në ujërat e lumit Mat teksa kryente stërvitje me litar. Lika ishte pjesë e një grupi të kërkim-shpëtimit që angazhohej në operacione për shpëtimin e personave të përfshirë në aksidente. Ai dyshohet se ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë teksa po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë dhe duke humbur jetën.

