Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për grabitjen me armë të një banke në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut.

Autori i grabitjes është kapur nga policia. Ai dyshohet se ka hyrë në një bankë të nivelit të dytë me një armë automatike tip kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Muhedin Llagami.

Forcat e rendit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të siguruar zonën.

Pritet reagimi zyrtar i autoriteteve.