Një grabitje është shënuar në një pikë këmbimi valutor (exchange) në Tiranë, ku një person ka marrë një shumë parash dhe është larguar nga vendngjarja.

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet të jetë rreth 40 vjeç, i veshur me jelek të zi dhe xhup blu me kapuç. Ai ka hyrë në ambientet e exchange dhe ka grabitur një shumë parash, për t’u larguar më pas në drejtim të paditur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po verifikohen edhe kamerat e sigurisë në zonë.