Autori i grabitjes së një pike të këmbimit valutor, mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit në Tiranë, është arrestuar.
Sipas uniformave blu, autori ka hyrë në subjektin që ndodhet në një qendër tregtare me pistoletë dhe vodhi një shumë parash, e më pas ai është arratisur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
