Grupi i PD ka nisur procedurat për propozimin e shkarkimit të presidentit Bajram Begaj.

Gjatë mbledhjes së Grupit, PD vendosi që në “mbështetje të pikës 2, të nenit 90 të Kushtetutës, të nis procedurën parlamentare për propozimin e shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.

Po ashtu në mbledhje është miratuar edhe ngritja e Komisionit Hetimor “për parregullësitë në farsën zgjedhore të 11 Majit 2025”, siç i cilëson PD.

Më herët sot kreu i PD, Sali Berisha e ka paralajmëruar për mocion ndaj presidentit Bajram Begaj. Gjatë konferencës për shtyp, kryedemokrati sqaroi se opozita po e bën këtë për të mbrojtur Presidencën.