Një shtetas që vuante dënimin në burgun e Fierit ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Burime pranë IEVP Fier thonë se 58-vjeçari Ardjan Malasi kishte kërkuar ndihmën mjekësore teksa ndodhej brenda qelisë dhe ka humbur ndjenjat pasi u transferua ne infermieri.
Menjëherë është bërë transportimi i tij drejt spitalit të Fierit, por mjekët konstatuan vdekjen e tij. Ka nisur hetimi për të zbardhur rrethanat e vdekjes së të dënuarit. Ai ishte transferuar disa muaj më parë nga burgu 313 i Tiranës dhe ishte dënuar nga GJKKO për pastrim të produkteve të veprës penale me 10 vjet burg.
