Personi që shihni më sipër është Xhino Ago, një prej të arrestuarve që ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Xhino Ago, 32 vjeç është ish-ortaku i biznesmenit, i cili u vra dy ditë më parë.
Sipas burimeve Xhino Ago dhe Mondi Mëhalla kanë pasur mosmarrëveshje për ndarjen e normës së fitimit në biznes dhe kohët e fundit mes tyre ka pasur incidente lidhur me këtë çështje. Përveç Xhino Agos, në pranga u vu edhe roja i karburantit, Kujtim Pisha.
Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç roja e karburantit akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Ndërkohë, dy autorët e atentatit janë identifikuar si Marselo Arani dhe Armando Kola dhe janë shpallur në kërkim nga policia.





