Një sasi lëndë shpërthyese i është vendosur ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se ka qenë një kapsoll detonator i cili është gjetur në afërsi të subjektit.
Për rastin, është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere, të cilat kanë marrë lëndën plasëse për ekzaminim.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.