Ish-deputeti Myslim Murrizi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nuk dihet ende arsyeja përse Murrizi është paraqitur në SPAK, ku ka hyrë së bashku me avokatin e tij.

Kujtojmë se Murrizi është dhe kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.