17 doza të dyshuara kokainë dhe 13 doza hashash janë gjetur në ambientet e burgut “Jordan Misja”, i njohur si burgu 313.
Sipas njoftimit, lënda narkotike është zbuluar e fshehur brenda ushqimit që një familjar kishte sjellë për një person me mbiemër Asllani, i dyshuar për veprën penale të vrasjes.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka identifikuar personin që dyshohet se ka tentuar të fusë lëndën narkotike në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Lënda narkotike është sekuestruar dhe pritet t’i përcillet organit të akuzës për vijimin e hetimeve.
