Pas vizitës në ishullin e Sazanit dhe në Vlorë, kryeministri Edi Rama dhe vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump po zhvillojnë një takim në godinën e kryeministrisë. Rama ka pritur Ivanka Trump me një përqafim dhe të dy janë drejtuar për në zyrën e tij.
Mbrëmjen e djeshme, vajza e Donald Trump dhe kryeministri Edi Rama konsumuan një kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum. Sipas mediave, vajza e presidentit të Trump ka përdorur në Tiranë makinën që përdoret nga ambasadori i SHBA në Shqipëri.




