Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme në Maminas të Durrësit.
Burime për mediat bëjnë me dije se deri më tani nuk ka persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Teksa paraprakisht dyshohet se autori ka qëlluar në ajër.
Nga ana tjetër policia po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe për kapjen e autorit që ka qëlluar me armë.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, ndërkohë që policia ka nisur me urgjencë hetimet.