Kryeministri Edi Rama ka uruar kreun e ri të SPAK, Klodian Braho.
Në një reagim në rrjetin “X”, kreu i ekzekutivit i uron punë të mbarë Brahos, ndërsa thotë se Dumani meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut, në tre vite që mbajti drejtimin.
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet“-shkruan Rama.
