Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet e votimit elektronik në bashkinë e Vorës.

“Partia Socialiste” ka rezultuar fituese, pasi ka marrë 8082, teksa “Partia Demokratike” ka marrë 4803 vota. Forcë e tretë renditet “Partia Socialdemokrate” me 330 vota. Pas saj renditen “Partia Mundësia” me 313 vota dhe Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” me 260 vota. Edhe “Koalicioni Euroatlantik” i Lulzim Bashës ka arritur të marrë 109 vota.

Numërimi në këtë qark është mbyllur që mbrëmjen e djeshme por rezultati u bë publik vetëm sot, kjo sipas KQZ-së për shkak të një kërkese të bërë nga Partia Demokratike që të mos publikoheshin dje.