Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Deri më tani nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK, ndërsa është publikuar një video teksa Beci hyn në godinë.

Sot disa nga figurat e politikës shqiptare ishin “vizitorë” të Prokurorisë Speciale. I pari ishte ish-minsitri i Brendshëm ,Saimir Tahiri, i cili u pyet në lidhje me protestën e “21 Janarit”. Pas tij, ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, i icli u thirr pasi ishte akuza nga një ish-bashkëpunëtor i tij, për akuzat e rënda të pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, ndërsa denoncuesi ka dorëzuar për të në Prokurorinë e Posaçme një liste me 48 dokumente.