Lëkundje tërmeti janë regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në vendin tonë.
Sipas qendrës Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 11 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës. Mësohet se forca e lëkundjeve ishte me magnitudë 3.6 i shkallës rihter. Ndërkohë, një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter goditi jugun e Kosovës mbrëmjen e kaluar shume afër kufirit me Shqipërinë.


