Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Tërmeti ka pasur një magnitudë prej 4.4, me epiqendrën në Malësinë e Madhe. Lëkundjet janë raportuar edhe në Ulqin, Tuz dhe Podgoricë, por fatmirësisht kanë qenë të lehta dhe kanë zgjatur shumë pak.