Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ku është përfshirë një automjet dhe një motor i efektivëve të forcave “Shigjetat”. Siç shihet nga këto pamje të siguruara nga newsbomb.al, ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia Rrugore, ndërsa nuk dihet nëse ka apo jo persona të lënduar nga aksidenti.
Po ashtu, siç edhe duket nga pamjet, efektivi i Policisë Rrugore është duke dokumentuar aksidentin e ndodhur.
Njoftimi:
Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.
Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.