Është shkarkuar nga detyra ditën e sotme drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro.
Mësohet se vendimi mban firmën e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, teksa ende nuk dihen shkaqet që çuan në shkarkrimin e tij. Stavro e ka mbajtur këtë detyrë prej më shumë se 3 vitesh, pasi u emërua në krye të Gjendjes Civile në pranverë të vitit 2021.
Ky institucion mbetet me një rëndësi të posaçme, sidomos kur kemi para vitin elektoral.