Situata në Gramsh dhe në Delvinë vijon të jetë alarmante, pas shpërthimit të zjarreve të fuqishëm.

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë tjetër njoftim, ku u kërkohet urgjentisht banorëve të fshatrave Nartë e Skënderbegas dhe atyre të Delvinës që të largihen nga banesat.

“THIRRJE URGJENTE! Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta.”- thuhet në njoftim.