Dy të ndaluar nga policia janë arratisur nga dhomat e shoqërimit në Elbasan. Ata raportohet se ishin ndaluar nga uniformat blu për vjedhje.
Mësohet se një prej tyre u kap pak kohë pasi u arratis nga dhomat e shoqërimit, teksa tjetri është arratisur. Dy kontigjentët e krimit ishin arrestuar prej disa orësh. Mësohet se ka 30 minuta që dy të arrestuarit janë arratisur. Policia është vënë në kërkim, teksa po punohet për kapjen e tyre. Dosja.al ka kontaktuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.




