Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nanos. Rama ka postuar një foto të ish-kryeministrit, teksa krah saj shkruan “LAMTUMIRË KRYETAR”.
Prej disa javësh, Nano ndodhej në repartin e reanimacionit të një spitali privat në Tiranë, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit. Sipas burimeve mjekësore, shkaku i ndarjes nga jeta ka qenë një arrest kardiak, ndërsa më herët ai ishte trajtuar edhe për probleme me frymëmarrjen.




