Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në burgun e fierit, ku një i dënuar ka ndërruar jetë.
Raportohet se viktima është 69-vjeçari Luan Bundo, i cili ishte i dënuar me 10 vite burg për veprat penale “dhënien ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit” dhe “mashtrim”. I dënuari shfaqi disa probleme shëndetësore dhe u nis drejt spitalit të Fierit për të marrë mjekimin e nevojshëm, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas të dhënave, ai kishte disa probleme shëndetësore dhe trajtohej për hipertension arterial, diabet, hipertrofi të prostatës, çrregullim ankthi dhe hiperuricemi. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
