Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca publike për shkarkimin e kryebahskiakut Erion Veliajt. Seanca nisi në orën 10:00 me relatorë Sonila Bejtjan dhe i pranishëm është edhe kryebashkiaku Veliaj, që shfaqet për herë të parë në publik që prej arrestimit më 10 shkurt.
Kryebashkiaku Veliaj mbrohet nga dy avokatët, Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. Ndërsa Presidenca përfaqësohet nga Hemion Braho, Ilirjan Rusmajli, Erjola Shia, Kryeministria nga Herald Jonuzaj, Vangelt Duni. E pranishme është edhe avokatja e shtetit Irma Qosja.
Veliaj la qelinë e rreth orës 08:48 dhe mbërriti në Gjykatën Kushtetuese në orën 09:30 i prangosur. Pasi zbriti nga furgoni i Policisë së Burgjeve, i shoqëruar me policë, Veliaj dha edhe një buzëqeshje të lehtë.



