Mario Perlleshi, autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit, është duke u transferuar tani drejt burgut të të miturve në Kavajë.

Pas më shumë se një jave në spitalin privat ku u dërgua pas ngjarjes për tu mjekuar, sot do dërgohet për të qëndruar në qeli, duke u zbatuar kështu vendimi i Gjykatës që i caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”. Më herët mjeku i spitalit privat rrefuzonte të plotësonte epikrizën e 14-vjeçarit, duke zvarriur zhvendosjen e tij drejt burgut.

Ngjarja tragjike ndodhi të hënën e 18 nëntorit pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Sherri mes tyre dyshohet se nisi për shkaqe banale, dhe përfundoi tragjikisht për të miturin Martin Cani. Nga sherri u plagos edhe 14-vjeçari tjetër Luis Meçja, teksa vetëm sot u dorëzua në polici personi i 5-të, i përfshirë në ngjajre.