Ambasada Britanike në Tiranë ka postuar një reagim në rrjetet sociale, në lidhje me seancën që do zhvilloeht pas pak në Kuvend, në lidhje me imuniteti ne deputetes Belinda Balluku.

Në reagim shkruhet se imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit. Reagimi vjen ndërkohë që në Kuvend pritet sot të votohet në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.

“Ambasada britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.
Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE. Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”,
thuhet në njoftim.