Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nuk dihet ende për çfarë do të pyetet Xhika, teksa më herët ai është hetuar për blerje votash në zgjehdjet e 25 qershor 2017, kur kandidonte për deputet me Lëvizjen Socialiste për Integrim, në qarkun e Elbasanit.
Sipas materiale hetimore të organit të akuzës, në atë kohë Xhika akuzohej se kishte premtuar shuma parash në këmbim të votave.
