Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule është paraqitur në SPAK këtë të mërkurë.

Nuk dihen ende arsyet se përse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Kule është një prej figurave më të njohura të arsimit të lartë në Shqipëri. Ai ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës.