Pas dy orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Benet Beci del nga SPAK
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për ti komunikuar mbylljen e hetimeve.
Beci është marrë i pandehur për shkeljen e barazisë në tendera apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjetik” (projekt kërkimor me fond 700 mijë euro).
