Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një kompleks banimi në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Mësohet se janë evakuuar banorët dhe nuk raporothet për të lënduar, teksa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse. Paraprakisht, dyshohet se shkak për nisjen e zjarri është bërë një shkëndijë në paketën elektrike, në një zyrë.




