Është përfshirë nga flakët mbrëmjen sotme tregu i rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bën me dije se përmasat e zjarrit janë të mëdha. Sipas informacioneve, magazinat janë të mbushura me rroba dhe materiale tekstile, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.
Në vendngjarje kanë mbërritur 30 forca zjarrfikëse dhe 6 automjete. Ende nuk dihen shkaqet dhe dëmet e shkaktuara.





