Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Shkodrës.

Bëhet me dije se fitues është shpallur kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’, Bardh Spahia.

Ndërkohë që mësohet se në vend të dytë për numër votash ka dalë kandidatja e PS-së Majlinda Angoni ndërsa në vend të tretë kandidati i PD, Xhemal Bushati.

Menjëherë pas fitores Bardh Spahia ka mbajtur fjalën e tij për mediat teksa ka falenderuar ndër të tjera komisionerët të cilët nuk deformuan vullnetin e qytetarëve./ Gazeta Shqip