Kanë nisur përplasjet para godinës së Kuvendit, ku deputetët e përjashtuar të opozitës, po përplasen fizikisht me Gardën e Republikës, që ka rrethuar Parlamentin.
“Hape krahun”, i drejtohen punonjëve të Gardës, e po ashtu, “Po mbroni kriminelët, hapuni, t’ju vijë zor, legena, shërbejini Edit”.
Ndërkohë Flamur Noka ka shtyrë gardistët dhe ka tentuar të heqë barrierat metalike.
Një risi këtë herë është dhe vendosja e gardhit metalik para godinës, kjo edhe për të mundësuar hyrjen e socialistëve pa incidente. Kujtojmë se sot pritet të zhvillohet rendi i ditës i dy seancave, pasi ajo e të enjtes së kalua u shty për shkak të vizitës së presidentit tuk Rexhep Erdogan.