Pas 94 ditësh tubimi paqësor, mbrëmjen e sotme është përshkallëzuar protesta para godinës së kryeministrisë. Raportohet se për shkak se kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij, qytetarët kanë kërkuar të hyjnë brenda. Megjithatë, ata nuk janë lejuar nga policia dhe në këtë moment kanë nisur përplasjet.

Protesta e sotme shënon ditën e 94-të të një aksioni qytetar që ka nisur prej më shumë se tre muajsh. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në listën e kërkesave të tyre përfshihen edhe ndryshimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor. Organizatorët kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të protestave gjatë muajve shtator dhe tetor, duke kërkuar një mobilizim më të gjerë qytetar. Situata mbetet në zhvillim.