Fatmir Pjetri, pjesë e “Bandës së Babagjyshëve” është futur ditën e sotme në regjimin më të ashpër të burgjeve shqiptare, “41 biss”.
Kujtojmë se 33-vjeçari është nga Puka dhe rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
Pas ardhjes në Shqipëri ai në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.
Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. Pas kësaj ngjarje ai u arrestua në 24 nëntor të 2017. Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash.
Pas u shpall në kërkim ndërkombëtar ai deklaroi: “Nuk e di cili shpik për emrin tim, jam i pafajshëm. Policia të më akuzojë me fakte reale, jo me sajesa”.

