Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, një debat mes disa të rinjve ka degraduar në përdorimin e një mjeti prerës, ku për pasojë është plagosur shtetasi me iniciale M.K., banues në këtë zonë.

I riu ka marrë plagë nga goditjet me thikë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e dyshuar.