Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Shkodër, në fshatin Guci e re, pas një konflikti.

Teksa mësohet se i plagosuri ka ndërruar jetë, burime për media bëjnë me dije se Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, për të identifikuar autorin/ët dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ngjarja është nën hetime dhe deri më tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve.